Лимит времени 4000/7000/7000/7000 мс. Лимит памяти 65000/65000/65000/65000 Кб. Olimpiada Kombetare 2012. Pergatiti: Evis Hoxha.
Сложность Бета
Ushtrimi 5. Kamelot
Në Kamelot, cdo miqësi është reciproke. Tavolina e rrumbullakët është e vendosur në një salon të madh e rrethuar nga N karrige, ku cdo kavalier ka një karrige. Sic është e imagjinueshme secili kavalier pretendon të ketë miq në të dy krahët, përndryshe refuzon të ulet në karrige.
Të gjithë presin që këtë punë ta zgjidhi magjistari Merlin, por ai ka humbur formulën magjike. Ndihmoje Merlinin që të vendosë kavalierët rreth tavolinës në menyrë të tille që cdo kavalier të ketë miq në të dyja anët.
Input
Në rreshtin e parë jepet një numer i plotë n, ku n është numri i kavalierëve të tavolinës së rrumbullakët. Kavalieret numërohen nga 1 në n.( 3<=n<=100 )
Secili nga rreshtat pasardhës përmban një sekuence prej n vlerash 0 ose 1, të ndara nga një hapësirë. Sekuenca që përmban rreshti i i-të i rreshtave të tillë paraqet relacionin e miqësisë së kavalierit me numër i. Vlera e j-të në një rresht të tillë tregon nëse kavalieri i dhe j janë miq (vlera=1) ose jo (vlera =0).
Meqënëse miqësia është reciproke, nëse kavalieri i është mik i kavalieri j, atëherë kavalieri j është mik i kavalierit i.
Output
Nëse ka mundësi që kavalieret të ulen sipas kërkesave të tyre, tregoni ‘YES’, në të kundërt ‘NO’.
Shembull Input I
|
5
0 1 1 0 1
1 0 0 1 1
1 0 0 1 1
0 1 1 0 1
1 1 1 1 0 |
Shembull Output 1 |
YES |
Shpjegim: Kavalieret mund të ulen në tryezë sipas kësaj renditjeje:
1 3 4 2 5
Для отправки решений необходимо выполнить вход.
|