ГлавнаяСборникиТурнирыРазделыФорумыУчастникиПечатьПомощьО системе

Разделы > Linear Data Structures: Arrays > задача:


50567 - Normalizimi Min Max

Задачи раздела

• 2 ->10
• 50592 - Shumezimi i Matricave
• 50606 - Длинное произведение
• 50607 - Длинная сумма
• 50319 - Toll Plazas
• 50318 - Product Info
• 50360 - National Elections
• 50337 - Exam Averages
• 50567 - Normalizimi Min Max

Обратная связь

Если у вас есть предложения или пожелания по работе Contester, посетите форум сайта www.contester.ru.

Лимит времени 2000/4000/4000/4000 мс. Лимит памяти 65000/65000/65000/65000 Кб.
Prepared by Ibrahim Mesecan.

Normalizimi Min Max

Perktheu: Devid Duma English
Në statistika, kur ka shembuj të të dhënave që vijnë nga burime të ndryshme, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i krahasojmë, ato duhet të normalizohen. Kjo ka të bëjë me vendosjen e të gjitha të dhënave në një shkallë të përbashkët në mënyrë që të mohohet efekti i ndryshores (variablës) në rezultatin e përftuar, pra duke mundësuar krahasimin e vetëm karakteristikave të bashkësive të të dhënave. Kjo lejon të dhënat që janë në shkallë të ndryshme që të krahasohen, duke i sjellë ato të gjitha në një shkallë të përbashkët.

Ka disa metoda normalizimi në statistika: normalizimi standard i pikëve, statistikat e studentit, raportet jodimensionale të gabimeve, mbetjet, të mesmet dhe deviacionet standarde etj. Normalizimi Min Max gjithashtu përdoret shpesh. Në këtë metodë, fillimisht gjehen minimumi (min) dhe maksimumi (max) i cdo shembulli, e më pas, ai shembull shkallëzohet në kufijtë e rinj sipas formulës së mëposhtme:
          (b-a)*(x - min)
   f(x) = -------------- + a
             max - min
ku a dhe b janë minimumi dhe maksimumi i shtrirjes së re; x është vlera aktuale e bashkësisë të së dhënave, që do të ndryshohet; min dhe max janë minimumi dhe maksimumi i kësaj bashkësie të dhënash.

Psh: Nëse kemi këto të dhëna: 5 3 9 7; dhe duam t’i normalizojmë në kufijtë e rinj 1...4.
  min i të dhënave është 3
  max i të dhënave është 9
  a(min i kufijve të rinj) është 1
  b(max i kufijve të rinj) është 4
Elementi që do të konvertojmë: x (të parin nga vargu i të dhënave) është 5
Atëherë 5 mund të konvertohet me formulën në vazhdim:
          (4-1)*(5 - 3)
   f(5) = -------------- + 1 = 2
             9 - 3
Pasi të kemi normalizuar të gjithë elementët, vargu i ri do të jetë:   2 1 4 3;

Pyetje
Shkruani një program që do të lexojë një matricë dy dimensionale, dhe do të normalizojë të gjitha të dhënat në shkallën e dhënë. (Të gjithë rreshtat do të normalizohen në mënyrë të pavarur në shkallën e dhënë.)

Specifikimet e Input
Rreshti i parë përmban katër numra m,n,a,b.
  m është (numër i plotë) gjatësia e matricës së input ku 1 ≤ m ≤ 25,
  n është (numër i plotë) lartësia e matricës së input ku 1 ≤ n ≤ 3000,
  a,b janë (numra realë) minimumi dhe maksimumi i kufijve të rinj ku -10000 ≤ a, b ≤ 10000.
Duke nisur nga rreshti i dytë, do të kemi m numra që përfaqësojnë të dhënat e input në n rreshtat vijues. Të dhënat e ruajtura në matricën e inputit A[n][m] do të jenë numra të plotë nga -150000 në +150000.

Specifikimet e Output
Nxirr matricën e normalizuar me m numra në n rreshta në të njëjtën rradhitje si të dhënat e input. Cdo numër në varg do të ndahet me një hapësirë. Tipi i numrave të output do të jetë double me më së shumti 3 shifra precizion.

Teksa kalkulohet precizioni me tre shifra, shifra e katërt do të rrumbullakoset (lart ose poshtë) në shifrën e tretë.

Shembull:

Shembull Input 1 Shembull Output 1
4 5 1 10
1 0 2 3
8 4 7 5
2 0 3 2
5 5 3 2
5 4 5 5
4 1 7 10
10 1 7.75 3.25
7 1 10 7
10 10 4 1
10 1 10 10
Shembull Input 2 Shembull Output 2
3 6 0 1
5 4 1
5 9 6
-3 -3 0
8 3 6
13 11 12
4 6 10
1 0.75 0
0 1 0.25
0 0 1
1 0 0.6
1 0 0.5
0 0.333 1

Для отправки решений необходимо выполнить вход.

www.contester.ru